Foto ilustruese

Kishin fshehur 353 kg kokainë në dhomën e hotelit ku po qëndronin, arrestohen 4 shqiptarët në Itali! Kishin qenë nën përgjim prej disa ditësh

10 Janar 2023, 10:20| Përditesimi: 10 Janar 2023, 10:21

  • Share

ITALI- 4 shqiptarë, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen të ditur kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi iu gjet një sasi e madhe droge në dhomën e një hoteli ku po qëndronin në Celle Ligure.

Në operacionin e zhvilluar nga policia italiane pak ditë më parë, në dhomë u gjetën  plot 353 kilogramë kokainë.

Mediat italiane shkruajnë se autoritetet nuk kanë dhënë shumë informacion rreth operacionit pas konsiderohet tepër sekret.

Hetuesit italiane thonë se pronari i hotelit “B&B” ku po qëndronin 4 shqiptarët, nuk ka pasur dijeni rreth ngjarjes dhe rezulton të jetë i pa përfshirë, ndërsa mbetet ende e pa qartë se si një ngarkesë aq e madhe lënde narkotike është futur në ambientet e hotelit apo dhe prej nga cili distancon ka ardhur. Shqiptarët kanë qenë nën përgjime nga hetuesit italian prej disa ditësh derisa polica ka finalizuar operacionin. 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?