Kishin dalë për iftar, vdes një 23-vjeçar dhe plagosen dy vëllezërit e tij në Klinë të Kosovës! Arrestohen 3 persona

29 Prill 2022, 07:50| Përditesimi: 29 Prill 2022, 08:19

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Klinë-Gjakovë, në fshatin Volljakë. Një 23-vjeçar ndërroi jetë ndërsa u plagosën dy vëllezërit e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:45 teksa vëllezërit kishin dalë për iftar në një restorant. Në parkingun e restorantit ndodhi rasti tragjik, raportojnë mediat në Kosovë.

Ata u dërguan me urgjencë në spitalin e Pejës, ku u konfirmua ndarja nga jeta e të riut. Deri tani janë arrestuar tre persona, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar në polici.

Vijojnë hetimet për këtë ngjarje, ndërsa mbetet mister se si ndodhi ngjarja e rëndë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?