Shtëpia e familjes Deda në Sanxhak të Lezhës

Kishin 10 fëmijë bashkë/ Vdes në spital lezhjani që e goditi gruaja me sqepar në kokë

21 Nëntor 2020, 17:15| Përditesimi: 21 Nëntor 2020, 17:19

  • Share

TIRANË- Llesh Deda, ka ndërruar jetë pas 15 ditëve në koma pasi u godit në kokë me sqepar nga e shoqja pas një konflikti në banesën e tyre. 

61-vjeçari Llesh Deda dhe 58-vjeçarja Drane Deda kishin sëbashku 10 fëmijë, por duket se kishin dhe konflikte të mëdha në familje, pasi për këtë njiheshin edhe në fshatin Sanxhak të Lezhës ku edhe jetonin.

Paraditen e 6 nëntorit Drane Deda e goditi burrin e saj me sqepar në kokë dhe më pas u dorëzua në polici, ndërsa 61-vjeçari pavarësisht se qëndroi për 15 ditë në spital nuk arriti t’ia dilte dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, në Spitalin e Traumës.

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 21/11/2020 21:40

    I ka ardh n maj t hunes grus. Kushedi sa do e ket dhunu i shoqi gjith jetën. 10 fmi i boni ca donte mo ai? Bravo grus, lejeni t lir!

    Përgjigju
    • Berti: 22/11/2020 12:08

      Kjo ishte zgjidhja e duhur sipas teje?zotëri jote flet me kopetenc për një njeri që ka humbur jetën dhe e gjykon pa e njohur.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?