Kisha ‘mistike’ e Shën Kristoforit në Leusë të Përmetit, komunizmi e ktheu në stallë lopësh, u rindërtua në ’91! At Ilia 32 vite në shërbim

22 Maj 2023, 15:30| Përditesimi: 22 Maj 2023, 15:43

  • Share

Shumica e objekteve të kultit në Përmet në kohën e komunizmit u poshtëruan duke u shndërruar në magazine dhe stalla. Mes tyre, kisha qindravjeçare e Shën Kristoforit që ishte kthyer në stallë lopësh për kooperativën e Leusës.

Me ndryshimin e sistemit, u rindertua dhe sot shërben si objekt kulti per besimtarët ortodoks që marrin pjesë në shërbesat fetare, drejtuar nga At Ilia Tyto.  Kisha u ringrit falë kontributit të drejtuesve të Kishës Ortodokse Shqiptare dhe ndihmesës së besimtarëve.

“Në vitin 1991 filloi restaurimi u ndërhy në çati dhe në mure, me ikonografinë me vendet ulëse për besimtarët. Kjo është kishëz e vogël, por brenda saj mban dashurinë e Perendisë”, tha at Ilia.

At Ilia, është i vetmi që prej 32 vitesh udhëton nga Përmeti për tu kujdesur për  kishën, që ndodhet poshtë fshatit Leusë. Me pasionin e një kishtari të devotshëm ka bërë gjithçka, duke siguruar edhe ndriçimin përmes instalimit të ndriçuesve LED me energji diellore. 

“Vij tek kjo kishë gjithmonë, e kam në zemër. Punoj vete me mbjelljen e luleve, kujdesem për kishën sepse ska të ardhura”, tha ai.

Kisha e Shën Kristoforit mendohet se daton nga koha e Bizantit, por gjurmët e hershme janë zhdukur gjatë regjimit totalitar. Ne komunizëm kur nuk kishte sherbesa fetare, - thote At Ilia, - sërish besimtarët e devotshëm në raste Pashkësh apo Krishtlindjesh ndiznin qiri fshehurazi jashtë kishës së Shën Kristoforit.  Përmendet historia e ish-kryetarit të kooperativës, Perikli Muço që u gjet asokohe duke ndezur qiri dhe u internua familjarisht në Belsh. Historia e kësaj kishe është sa e lashtë po aq dhe mistike, pasi dikur vajzat luteshin fshehtazi për të gjetur fatin e mirë me kurorëzimin e një martese.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?