‘Kisha menduar mandat të dytë dhe karrierë diplomatike’/ Meta tregon si 'i sakrifikoi’ planet për t’i rikthyer sovranitetin popullit

11 Shkurt 2022, 01:25| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 01:28

  • Share

Presidenti Ilir Meta, ka zbuluar disa nga planet e tij të karrierës përpara se të përballej me një situatë ‘të turbullt’ politike.

Meta, i ftuar në emisionin ‘TPZ’, deklaroi se kishte në plan një mandat të dytë presidencial dhe më pas nisjen e një karriere diplomatike, por të gjitha këto plane kanë ndryshuar.

Në mënyrë që Presidenti Meta t’i rikthente vlerën që i takon popullit shqiptar atij iu desh që të hiqte dorë nga këto synime. Si rrjedhojë do të angazhohet pas mbarimit të mandatit si një aktor politik opozitar.

"Kisha menduar një mandat të dytë dhe më pas të nisja një karrierë diplomatike. Gjërat erdhën kështu që të angazhohem për të rivendosur pluralizmin politik që është tradhtuar.

Do t'ja japim vlerën që i takon popullit, t'i rikthejmë sovranitetin, më të mos guxojë askush të ndryshojë Kushtetutën pa referendum", tha ndër të tjera Meta.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxxx: 11/02/2022 16:37

    E temerrshme o perendi cfar thot ky.O ZOT cfar mekati kan ber shqiptaret we i trajton kaq keq te lutem me thuaj o ZOT.

    Përgjigju
  • DERDIMEN KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 11/02/2022 08:53

    O Ilir lëri prallat dhe bëju gati për në Reç o Iliri oërç. Ti mendon se duke treguar pralla do bësh shum njerëz për vete o Ilir po gabohesh rënd o Iliri fënd.

    Përgjigju
  • aleksadros: 11/02/2022 05:30

    lere populli rehate se nuke gezone asnje respekte teke ai oo legene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?