Pllaka e varrit të Mbretëreshës Elizabeth II

Sport
Sport
Bota

Kisha ku prehet Mbretëresha Elizabeth hapet për publikun, publikohet fotoja e parë me pllakën e varrit

24 Shtator 2022, 21:06| Përditesimi: 24 Shtator 2022, 21:05

  • Share

Fotoja e parë e pllakës së vendosur në varrin e Mbretëreshës Elizabeth II në Winsdor është publikuar dhe po qarkullon në rrjet.

Emri i Mbretëreshës Elizabeth II është gdhendur së bashku me emrin e nënës, babait dhe bashkëshortit të saj në gur, brenda “King George VI Memorial Chapel”, kështjella Windsor.

Pllaka e gurit të zi është vendosur në dysheme pasi ka zëvendësuar gurin e vjetër që kishte emrat George VI dhe Elizabeth të gdhendur me germa ari. Guri i përmban në formën e listës, “George VI 1895-1952” dhe “Elizabeth 1900-2002” të ndjekur nga një Yll metalik Garter, dhe më pas “Elizabeth II 1926-2022” dhe “Philip 1921-2021”.

Pllaka e varrit të Mbretëreshës Elizabeth II

Të katër anëtarët e familjes ishin anëtarë të Urdhrit të Garterit, i cili ka si shtëpinë e tij shpirtërore Kapelën e Shën Gjergjit. Urdhri i Garter-it është titulli më i vjetër i kalorësisë në sistemin britanik të nderimeve, i tejkaluar në përparësi vetëm nga Kryqi Victoria dhe Kryqi Xhorxh që u themelua nga Edward III në 1348. 

Kapela Përkujtimore e Mbretit Xhorxh VI, e cila ndodhet brenda mureve të kapelës së Shën Gjergjit, u porosit nga Mbretëresha në vitin 1962 si një vend varrimi për babain e saj. Kapela do të rihapet për vizitorët javën e ardhshme në të gjitha ditët kur kalaja është e hapur për publikun, duke përjashtuar të dielat kur është e hapur vetëm për besimtarët. Hyrja në kështjellë është 28,50 £ për të rriturit të shtunave dhe 26,50 £ në ditët e tjera, sipas faqes së internetit.

Familja mbretërore po vazhdon periudhën e zisë për Mbretëreshën, e cila do të mbahet deri në shtatë ditë pas funeralit.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?