Robert Sulollaraj

'Kisha konsumuar kanabis, por nuk e dija që kishte dhe brenda makinës', iu gjet drogë në mjet, dënohet me tre vite burg shqiptari në Skoci

25 Nëntor 2022, 10:25| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 10:42

  • Share

Robert Sulollaraj, një i ri shqiptar, 24-vjeç, është arrestuar në pasi iu gjet një sasi kanabis në makinë “Volkswagen Golf” me të cilën ai  po udhëtonte nga Newcastle në Glasgow.

Fillimisht 24-vjeçari shqiptar u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por kur policët iu afruan mjetit ata u ‘mbytën’ nga era e kanabisit, shkruajnë mediat e huaja.

Pas një kontrolli të makinës, policët zbuluan në disa çanta 9.7 kg drogë, e cila sipas ekspertëve, nëse do të shitej në tregun e paligjshëm do të sillte një përfitim rreth 100 mijë paundë.

Sulollarit iu gjetën gjithashtu dhe dy celularë dhe një leje drejtimi e falsifikuar. Në njërin prej celularëve u zbuluan një varg mesazhesh me tekst, foto dhe video që e lidhin atë me tregtinë e drogës.

Sulollaraj këmbënguli se nuk e kishte idenë se kishte drogë në makinë. I riu shqiptar, banues në Newcastle, mohoi çdo akuzë dhe doli në gjyq në Gjykatën e Sherifit Hamilton. Ai tha se kishte udhëtuar në Skoci me kushëririn e tij 25-vjeçar për të blerë një makinë të re dhe nuk kishte ndjerë asnjë aromë dhe nuk e ksihte idënë se në makinë kishte kanabis.

Ai gjithashtu u shpall fajtor edhe për falsifikim dokumentesh. Sherifi Alasdair MacFadyen e burgosi për tre vjet dhe gjithashtu e përjashtoi nga drejtimi i makinës për dy vjet.

“Nuk e besova sepse nuk dija për drogën. Kisha tymosur kanabis, por nuk e dija se kishte kanabis në makinë dhe nuk ndjeja erë asgjë përpara se policia të më thoshte se ishte aty”, është shprehur i riu gjatë mbrojtjes.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/11/2022 23:17

    Po dhe policia e gjykata s'e dinin qe ti ishe //engjell// kur te kapen e te denuan!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?