Kisha Katolike ofron momente të gëzueshme për banorët në Lezhë (VIDEO)

22 Prill 2020, 18:20| Përditesimi: 22 Prill 2020, 18:26

  • Share

Prej më shumë se 40 ditë Kishat janë të mbyllura si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, gjë që detyroi i kurrë më parë besimtarët që dhe Pashkët t'i festonin dhe prisnin nga qytetarët në banesat e tyre.

Në këtë situatë të vështirë izolimi për qytetarët, Kisha Katolike në Lezhë dhuroi disa çaste të këndshme nën ritmet e kitarës për banorët e fshatit Balldre.

Nën ritmet e muzikës me kitare, famullitari i kishës Pader Mateo së bashku me pjesëtarë të tjerë, lëvizen nëpër rruge dhe në brendësi të lagjeve të fshatit, duke bekuar banoret dhe përcjellë mesazhe shprese dhe gëzimi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?