Kisha Katolike kërkon ndalimin e simboleve të diktaturës, Massafra-Kuvendit: Ligj të ri për apologjinë e komunizmit

21 Nëntor 2023, 15:27| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 15:37

  • Share

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka ngritur shqetësimin për rikthimin e neo-komunizmit në vend, duke kërkuar nga institucionet hartimin dhe miratimin e një ligji që ndalon përhapjen e simboleve e parimeve të diktaturës komuniste.

“Të miratohet një ligj i cili të parashikojë krimin e apologjisë së komunizmit njësoj si vendet europiane që kanë dënuar dhe parashikojnë sanksione të rënda për krimin e apologjisë së nazizmit dhe të fashizmit. Të zbatohen të gjitha parashikimet e rezolutave parlamentare dhe deklaratës presidenciale të sipër cituara në një kohë sa më të shkurtër të mundshme”- u shpreh Angelo Massafra.

Nga Shkodra, Monsinjor Angelo Massafra tha se është e pafalshme qe ende disa televizione paraqesin filma të prodhuar nga diktatura, të cilët mbajnë gjallë komunizmin dhe i “injektojnë” parimet e diktatorit tek brezat e rinj. Po kështu librat e historisë nuk thonë të vërtetën mbi komunizmin në Shqipëri.

“Librat e historisë të shkruajnë të vërtetën e komunizmit në Shqipëri; Burgjet dhe vendet e torturës të konsiderohen dhe ruhen si Muze, si psh. Burgu i Spaç-it. Që të persekutuarit politikë dhe të mbijetuarit nga burgjet të kenë shpërblimin e përshtatshëm. Aktet ligjore dhe nënligjore të përcaktojnë rregulla të qarta mbi dekoratat, titujt e nderit dhe medaljet në mënyrë që të shmanget vlerësimi dhe lartësimi i funksionarëve të organeve të diktaturës komuniste”- shtoi ai.

Kërkesa për parashikimin me ligj të krimit të “Apologjisë së Komunizmit” i është drejtuar Kuvendit, Presidentit dhe Këshillit të Ministrave.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gentjan Marku: 29/11/2023 04:13

    Do të thotë se do fshihet historia. Leri të flasin dhe të komentohen ato simbole komuniste. Kjo eshte historia. Nuk do e fshijmë historinë. Do ngelemi pa histori dhe nuk kemi qënë asgjëkundi 50vite me radhë. Pak e kemi mangut historinë.

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 24/11/2023 19:41

    edhe simbolet fetare sepse inkuzicioni me to digjte ne turre drush njerezit

    Përgjigju
  • Gjergji: 24/11/2023 14:26

    Njerëzimi ka kaluar disa sisteme. Çdo sistem ka lënë gjurmët e veta,këte e ka të dokumentuar historia e çdo kombi. Bota e qytetëruar nuk e ka deformuar historinë,përkundrazi,e ka paraqitur dhe ruajtur me fanatizëm.Tek ne,si për çdo gjë,ndodh e kundërta;shkatërrim e deformim i së vërtetës. Kjo iu vlen vetëm liderve të politikës dhe atyre që ecin me parimin:”Bëj si them unë dhe mos bëj si bëj unë”. Parimi më i mirë,më i drejtë,më rezultativ dhe më me vlera njerëzore është:”Bëj si bëj unë dhe hajde (eja) ta bëjmë bashkë”. Është për të ardhur keq,shkojmë në kishë e nuk shikon një vajzë apo djalë…! Pse të ndodhë kështu,ku janë priftërinjtë,pse nuk punojnë me të rinjtë,pse nuk bëjnë të mundur që të krijojnë një ambient të ngrohtë e tërheqës;në mënyrë që kishat të jenë vendi ku rinia të shkojë me shumë dëshirë e kënaqësi për të mësuar dhe bërë pjesë të jetës së tyre mësimet e përsosura të të pavdekshmit,Jezukrisht! Nuk po zgjatem më shumë! Faleminderit!

    Përgjigju
  • Iris: 22/11/2023 00:43

    Imzot,ka ikur koha,kur sunduesit duhet te merrnin bekimin tuaj qe te sundonin e njiheshin nga populli,ka ikur koha kur martesa nuk quhej e tille,po te mos bekohej nga ju,ka ikur koha kur lindja e vdekja nuk quhej,po te mos ishit ju ne mes,po keshtu ka ikur koha kur ju mund te diktonit shijet,zakonet,kulturat e njerezve,cfare te pelqejne,e cfare te mos ndjekin,ka ikur koha qe te diktoni ne politikat e ligjet e nje shteti.

    Përgjigju
  • ATEISTI: 21/11/2023 16:21

    FEJA NË SHQIPËRI ËSHTË E NDARË NGA SHTETI.Z MASAFFRA MOS DIL MBI FUKSIONIN E SHËRBYESIT!UNË që ju shkruaj kam votuar për shtetin tim, ju jeni i emëruar .JU LUTEM MOS DIL NGA FUKSIONI I SHËRBYESIT SHPIRTËROR.NË VËNDIN TONË FEJA ËSHTË HEQUR ME LIGJ POR JO NGA ZEMRAT.JU PO BËNI TË NJËJTIN GABIM SI ATA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?