Kisha e Shën Thanasit në Përmet, kthehet në stallë bagëtish! Prifti: Çdo gjë është e rrënuar! Ta kthejmë siç ishte më parë

5 Nëntor 2023, 16:28| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 16:34

  • Share

Kisha e Shën Thanasit në fshatin Lëshicë të Përmetit, është thuajse e rrënuar. Ikonat e drunjta kanë mbetur si dëshmi e gjallë e ekzistencës së objektit të kultit qysh prej ngritjes së saj 120 vite më parë.

Sistemi komunist e shndërroi kishën në vatër kulture duke ndërhyrë në strukturën mbajtëse dhe ku shërbente për argëtimin e banorëve. Pas kaq dekadash rrënimi e ka kthyer objektin në një strehë për bagëti që shfrytëzohet nga banorët e zonës.

Prifti i zonës At Ilia Tyto, shpreh keqardhjen ndërsa apelon për rindërtimin e saj

“Më përpara ka qënë një kishë ë vogël, për martesat dhe pagëzimet. Kjo kishë ka ngëlur vetëm si muratur. Çdo gjë është e rrënuar, është 120 vjecare, ka qënë kishë e re por u bë shtëpi kulturë. Ndaj dua tu bëj thirrje njerëzve të rikthejmë këtë kishë sa më parë”, tha prifti.

Sektori i trashëgimisë kultutore në Gjirokastër tha për Report TV se kisha në fjalë nuk është në listën e objekteve të mbrojtura. 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?