Kisha e Shën Aleksandrit në Lezhë
drejt shkatërrimit, autoritetet heshtin

23 Prill 2016, 15:14| Përditesimi:

  • Share
Muret e kishës manastirore e Shën Aleksandrit, po shkojnë drejt shkatërrimit.
 
Ky objekt kulti, i cili është shpallur monument kulture i kategorisë së parë që duhet të mbrohet nga shteti, është lënë në mëshirën fatit nga autoritet përkatëse.
 
Ajo ka nevojë për restaurime dhe rregullime nga specialistët, pasi gjurmët e saj shekullore, që prej shekullit te 13, po vihen re më së miri, ku muret e këtij objekti religjoz po rrënohen.
 
Të vetmit që kanë ndërhyrë në mirëmbajtjen dhe rindërtimin e mureve të rrënuara të kësaj kishe kanë qenë banorët e zonës dhe kleri katolik.

Studuesi Paulin Zefi e quan të pafalshme neglizhencën e Ministrisë së Kultures ndaj këtij aseti kaq të rëndësishëm të trashegimisë tonë kulturore kombëtare.

Këtu, porsa i përket ndërhyrjes nga ana e Institutit të Kulturës, të Ministrisë së Kulturës, nuk ka asnjë lloj kontributi përveç lënies së saj në harresë. Iu jemi mirënjohës dhe falenderojmë vetëm banorët e zonës, besimtarët dhe besimtaret e kësaj zone të cilët kanë kontribuuar vullnetarisht sëbashku me famulltarin e zonës, Don Aleksandrit që të gjithë sëbashku kanë kontribuuar me sa kanë pasur mundësi për të ringritur muret në këmbë të kishës, por jo kompleksit manastiror. Sa i përket pjesës së poshtme, ajo është tërësisht e rrënuar” tha ai.

Kisha e "Shën Aleksandrit" është shkatërruar plotësisht nga regjimi komunist në vitet 1967-1968, duke bërë që vetëm një pjesë e strukturave murale origjinale mesjetare ti mbijetojnë detonimit me eksploziv.
 
Në qarkun e Lezhës janë shumë objekte të kësaj natyre, por që janë lënë në harresë të plotë nga institucionet përkatëse, duke bërë që ata të shkojnë drejt degradimit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?