Kosova & Rajoni

Kirurgu shqiptar në SHBA  emërohet ministri i ri i Shëndetësisë në Kosovë

16 Nëntor 2021, 13:18| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 13:19

  • Share

Kirurgu shqiptar në Amerikë, Rifat Latifi do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë në Kosovë. Lajmi u dha nga kryeministri Albin Kurti përmes një konferencë për shtyp, i cili tha se Latifi ka ardhur nga SHBA për të marrë detyrën e kreut të Shëndetësisë.

Latifi do të zëvendësojë në këtë detyrë Arben Vitinë, i cili hoqi dorë nga drejtimi i ministrisë për shkak se garoi nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prishtinës, por që nuk fitoi

Rifat Latifi është mjek dhe profesor i mirënjohur në nivelin ndërkombëtar. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar në universitete dhe qendra spitalore me emër nëpër Amerikë, si Texas, Filadelfia, New York, Doha.

Prof. Latifi, është krijues dhe implementues i Programit të Telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipëri, program ky i financuar nga USAID. Është Laureat i Çmimit Prestigjioz dhënë nga “IDG’s Computerworld Honors Program”, më 2011.

Prof. Latifi ka botuar 9 libra për mjekësinë dhe është autor i mbi 100 artikujve shkencorë. Ai ka kryer specializimin në Kirurgji të Përgjithshme, një vit në Klinikën e Klivelandit, e pastaj në Universitetin Yale, që të dy këto institucione, nga më të mirat në botë.

Specializimin e dytë në Traumatologji të përgjithshme dhe reanimacion, e mbaron në New York College of Medicine.

Pas specializimeve, shkon në Richmond, Virxhinia për një kohë të shkurtër, por do të përfundonte shumë shpejt në Tucson, Arizona. Sot, ai punon si profesor i kirurgjisë në Universitetin e Arizonës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?