Foto iluestruese

Kirurgu shqiptar në Itali dënohet me 20 muaj burg për ngacmim seksual brenda urgjencës së klinikës

26 Nëntor 2023, 08:35| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 08:40

  • Share

ITALI- Një kirurg shqiptar në Monza është dënuar me 20 muaj burg për ngacmim sekesual ndaj një 20 vjeçareje e cila kishte shoqëruar në klinikë të dashurin e saj. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në vitin 2019 në klinikën Zucchi.

Sipas 20 vjeçares, teksa ajo priste lajmet për të dashurin e saj i cili kishte dhimbje të shumta fyti, kirurgu shqiptar 40 vjeçar kishte tentuar ta ngacmonte seksualisht duke e prekur.

Nga ana tjetër kirurgu shqiptar ka deklaruar se kishte tentuar ta nxirrte jashtë të renë pasi kjo e fundit po konsumonte duhan në spital, gjë që nuk lejohet.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?