Lionel Messi në Japoni

Kinezët janë të zhgënjyer me Lionel Messin

8 Shkurt, 22:51
  • Share

Inter Miami zhvilloi një turne miqësor në Azi. Pjesë e amerikanëve është edhe Lionel Messi. Sulmuesi argjentinas nuk luajti në Kinë kundër Hong Kongut, ndërsa në një sfidë me Vissel Kobe në Japoni luajti për më shumë se 25 minuta. Kjo ka bërë që në Kinë të jenë të inatosur me "Pleshtin".

Tanimë në Kinë kanë nisur me teoritë e konspiracionit, me median shtetërore Global Times që akuzoi futbollistin dhe klubin e tij Inter Miami se për motive politike synojnë të turpërojnë Hong Kongun.

Messi qëndroi në pankinë gjatë gjithë ndeshjes të dielën, duke përmendur lëndimin si arsye. Megjithatë, ndeshja e djeshme në Tokio bëri që disa tifozë të pyesin nëse ai ishte vërtet i lënduar.

Për kujtesë, rreth 40 mijë tifozë në stadiumin e Hong Kongut brohoritën dhe kërkuan rimbursim të biletave kur bashkëpronari i Inter Miami, David Beckham iu drejtua tifozëve në fund të ndeshjes.

Tifozët paguan deri në 624 dollarë për të parë superyllin 36-vjeçar argjentinas. Sekretari i Hong Kongut për Kulturën, Sportin dhe Turizmin, Kevin Yeung tha se zyrtarëve të qeverisë u ishte thënë vazhdimisht se Messi do të luante. Megjithatë, 10 minuta para përfundimit të ndeshjes, ata u njoftuan se një dëmtim në gjur do ta pengonte të luante.

Interesi për Messin ishte i madh, aq sa u shitën të gjitha biletat edhe për stërvitjen e Inter Miamit, një ditë para ndeshjes.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?