Kinemaja italiane në Tiranë, sot ‘Grazie ragazzi’! Olgi Rahmani e Bashkim Kupi, koncert tek ‘Artet’! 100-vjetori i koncertit të parë të një orkestre filarmonike në vend

15 Prill, 10:25| Përditesimi: 15 Prill, 11:16

  • Share

Vijon këtë mbrëmje në orën 20.00 në skenën e Teatrit Eksperimental shfaqja “Dashuritë e Presidentit” e Miro Gavran,  me regji të Andi Begollit dhe me pjesëmarrjen e aktores Luiza Xhuvani.

Në kuadër të programit “Stina koncertore pranverë 2024” mbahet sot në orën 19.00 në Universitetin e Arteve koncerti i studentëve Olgi Rahmani dhe Bashkim Kupi.

Instituti Italian i Kulturës sjell kinemanë italiane në Shqipëri. Shfaqet sot në orën 19.00 në kinema ‘Milenium’ në Tiranë filmi “Grazie ragazzi” me regji të Riçardo Milanit.

Me rastin e 100-vjetorit të koncertit të parë të një orkestre filarmonike në Shqipëri, mbahet sot në orën 19.00 në Akademinë e Shkencave  një koncert nga orkestra “Life and Music Concept” nga Klejdis Rexho.

Me rastin e çeljes së ekspozitës “Dreams within a dream” të Nazmi Hoxhës në Kryeministri, Qendra për Hapje e Dialog organizon sot në orën 18.00 një bisedë me artistin.

Nxënësit e shkollës artistike “Jordan Misja” sjellin këtë mbrëmje në orën 18.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës operën gazmore të Mozart “Dasma e Figaros”.

Shfaqet sot në orën 12.00 në qendrën “Riemar” në Elbasan dokumentari “Trup për trup” nga Elton Baxhaku.

Vijon e hapur deri në 5 majnë Galerinë e Arteve Tiranë ekspozita personale e artistit Buron Kaceli “Si ishim, si jemi, si ndihemi”, që sjell përmes pikturës nga transformimi i qyteteve tek ndryshimi psiko-social i njerëzve.

Në kuadër të ciklit “Personazhe në fokus” Qendra për Hapje e Dialog organizon sot në orën 12.00 një takim me artistet Nermin Shurdha dhe Teuta Lagja në bibliotekën Marin Barleti në Shkodër.

Pret vizitorët deri në 17 prill në galerinë “NAAN” në Tiranë ekspozita personale  e artistit Stefano Romano “At the edge of everything we are”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?