Kineastja sjell vargjet për “Fatin e qytetarit të botës”, Imami: Pasaportat më të forta në botë, të pasigurta!

28 Prill 2020, 15:42| Përditesimi: 28 Prill 2020, 15:59

  • Share

Artistët nuk reshtin së sfiduari me art virusin që ka pllakosur në dyert e të gjithë qytetarëve të botës. Një e keqe e përbashkët për mbarë-njerëzimit, që zgjedh pa pyetur për kufijtë apo për racat njerëzore. Për këtë “Fati i qytetarit të botës” përshkruhet përmes vargjeve të kineastes Anila Varfit dhe vjen nën interpretimin e aktorit Artan Imami. Artistët ngrenë pyetjen për dilemën më të madhe të çdo njeriu sot: "Nesër çfarë na pret?"

Ora 15:54
Jeta dhe vepra e Zef Kolombit në vëmendjen e Ministrisë së Kulturës

Telajot e piktorit të njohur shqiptar Zef Kolombi, por edhe vepra e tij është përzgjedhur kësaj here nga Ministria e Kulturës për t’u promovuar përmes një videomesazhi . Artisti shkodran kreu studimet e larta në vitet 1930 Akademinë e Arteve në Romë. Ndërsa, disa nga veprat e tij më të rëndësishme janë:“Madona e Rafaelit","Darkë pomjetane", "Dy vizatime nudo", “Portret gruaje” etj.

Ora 15:50
Humoristi vlonjat parodi në italisht për virusin: Të gjithë në shtëpi

Një nga parodistët e Vlorës, Afrim Agalliu, kësaj here këndon një parodi në italisht, “Të gjithë në shtëpi” përmes së cilës bën edhe apel qytetarëve, që të rezistojnë deri në kapërcimin e situatës

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?