Foto nga Vendngjarja

Kinë/ Zjarr në një konvikt ku rrinin fëmijë të vegjël, 13 të vdekur

20 Janar, 11:33| Përditesimi: 20 Janar, 11:35

  • Share

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një konvikt shkolle në Kinën qendrore.

Të gjithë të vdekurit ishin nxënës të klasës së tretë, tha një mësues shkolle nga provinca Henan.

Autoritetet lokale po hetojnë shkakun e zjarrit, ndërkohë që një nga drejtuesit e institucionit ka përfunduar në pranga.

Shkolla u shërben kryesisht nxënësve të klasave fillore, megjithëse ka një kopsht fëmijësh të bashkangjitur.

Zjarret dhe aksidentet e tjera vdekjeprurëse janë të zakonshme në Kinë.

Në nëntor, 26 persona humbën jetën dhe dhjetëra u dërguan në spital pas një zjarri në një zyrë të kompanisë qymyri në provincën Shanxi të Kinës veriore.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?