Foto nga vendi i ngjarjes

Kinë/ Makina 'BMW' futet mes këmbësorëve, 5 të vdekur dhe 13 të plagosur

12 Janar 2023, 07:54| Përditesimi: 12 Janar 2023, 07:57

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku një makinë tip BMW është futur mes këmbësorëve në Guangzhou dhe ka shkaktuar vdekjen e 5 personave dhe ka plagosur 13 të tjerë. Incidenti shkaktoi zemërim tek banorët, të cilët akuzuan se autori kishte qëllim për të vrarë njerëzit.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë shoferin që del nga makina dhe duke hedhur kartëmonedha në ajër, menjëherë pas përplasjes. Policia ka ndaluar 22-vjeçarin dhe ka nisur hetimet.

Përplasja ndodhi të mërkurën gjatë mbrëmjes në një kryqëzim të ngarkuar në qytetin jugor prej 19 milionë banorësh. Ndërkohë ka pasur incidente të ngjashme kohët e fundit. Në shkurt 2022, një shofer goditi një furgon me njerëz në provincën jugore të Fujian, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur nëntë të tjerë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?