Një nga personat e plagosur

Kinë/ Katër instruktorë të kolegjit amerikan goditen me thikë në një park publik

11 Qershor, 08:30| Përditesimi: 11 Qershor, 08:34

  • Share

Katër instruktorë të universitetit amerikan ndodhen në spital pasi u goditën me thikë, të hënën e 10 qershorit,nga një sulmues i panjohur në një park publik në Kinë.

Instruktorët e Kolegjit Iowa Cornell u plagosën në një "incident të rëndë" gjatë një vizite ditore në park në provincën veriore të Jilin,thuhet në deklaratën e kolegjit, shkruan BBC.

Kolegji Cornell tha se katër instruktorët kishin dhënë mësim "si pjesë e një partneriteti me një universitet në Kinë". Grupi ishte shoqëruar nga një anëtar i Universitetit Beihua në kohën e vizitës së tyre në park.

 Ndërkohë autoritetet kineze nuk janë përgjigjur ende për incidentin, edhe pse imazhet e këtij sulmi u shpërndanë shpejt në mediat sociale.

Thuhet se gjithashtu edhe në mediat shtetërore kineze ka pak raportime rreth incidentit.

Mes marrëdhënieve të tensionuara diplomatike, Pekini dhe Uashingtoni kanë kërkuar të rivendosin shkëmbimet mes njerëzve kohët e fundit.

Presidenti kinez Xi Jinping ka zbuluar një plan për të ftuar 50,000 të rinj amerikanë në Kinë në pesë vitet e ardhshme, ndërsa diplomatët kinezë thonë se një sugjerim udhëtimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka dekurajuar amerikanët të shkojnë në Kinë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?