Kinë: Kampe masive me të infektuar dhe të dyshuar të prekur nga koronavirusi. Qeveria: Dezertorët do gozhdohen në shtyllën e turpit

8 Shkurt 2020, 13:40| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 13:42

  • Share

Kina ka urdhëruar mbledhjen dhe grumbullimin e të gjithë njerëzve të dyshuar të prekur nga koronavirusi dhe vendosjen e tyre në kampe masive në karantinë. 

Nënkryeministri i vendit Sun Chunlan bëri thirrje për një 'luftë të popullit' kundër epidemisë, e cila ka vrarë të paktën 724 njerëz dhe ka infektuar rreth 35 mijë në nivel global.

Qeveria kërkoi që zyrtarët komunistë të të gjitha niveleve të marrin drejtimin aktiv të situates në këtë "gjendje lufte", ose do të përballen me "gozhdimin në shtyllën e turpit historik përgjithmonë".

Në Wuhan me rreth 14 milion banorë, mbetet e panjohur se sa njerëz do të karantinohen ose ku do të mbahen të izoluar.

Zyrtarët e Wuhan tani po kryejnë kontrolle shëndetësore derë më derë për të identifikuar transportuesit e mundshëm të infektimit që do të duhen izoluar. 

Sipas autoriteteve, njerëzit që do të futen në karantinë janë, “raste të konfirmuara, raste të dyshuara, njerëz që kanë patur kontakte të ngushta me dy rastet e para dhe ata që kanë ethe”.

24 orët e fundit kanë regjistruar në Kinë numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga infektimi me koronavirusin e ri që po frikëson botën.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit 86 viktimat e fundit e kanë çuar numrin e atyre që kanë humbur jetën në 772, duke tejkaluar numrin 650 të viktimave që SARS shkaktoi në Kinë mes viteve 2002-2003.

Konfirmimi i 3399 rasteve të reja të prekur nga virusi i Wuhan e ka rritur numrin e të infektuarve në 34 970, 6000 prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën kurse rreth 2000 konsiderohen të shëruar dhe kanë lënë spitalet.

Mes viktimave të fundit ishin edhe nje qytetar amerikan dhe një japonez që prej pak ditësh kishin shfaqur shenja të infektimit.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ 86 viktima në 24 orë, totali i të vdekurve 724, të infektuarit nxirren me forcë nga shtëpitë


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?