Kinë, 10 ditë stërmundim duke ndihmuar pacientët, vdes nga ataku në zemër mjeku 28 vjeçar

6 Shkurt 2020, 15:57| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 16:31

  • Share

Një mjek 28 vjeçar, i mbingarkuar nga puna me pacientët e infektuar me virusin e Wuhan, ka vdekur nga një atak në zemër pasi kishte punuar dhjetë ditë rresht pa pushim duke luftuar me virusin vrasës

Song Yingjie shërbente në një nga spitalet e Hunan dhe prej dhjetë ditësh kishte punuar papushim. Ai u gjet i vdekur nga kolegët e tij në konviktin ku jetonte.

Sipas mjekëve të spitalin ai e niste punën në orën 16:00 pasdite dhe e përfundonte diku nga ora 12:00 e ditës tjetër.

Sipas mediave lokale ai ka humbur jetën nga një atak në zemër prej punës rraskapitëse, plot stres dhe me orare të stërzgjatura.

Fotografia e epidemisë e azhornuar në internet dhe e hartuar nga Qendra për Shkencë dhe Sisteme Inxhinierike e Universitetit Amerikan Johns Hopkins, tregon se ritmi i dëmeve njerëzore të shkaktuara nga virusi nuk ka tendenca ngadalësimi.

70 viktimat e fundit e kanë çuar në 565 numrin e atyre që kanë humbur jetën nga epidemia që po frikëson botën.

Si të mos mjaftonte shifra e lartë e vdekjeve janë konstatuar rreth 3000 raste të reja të personave të infektuar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 28 114 në të gjithë botën kurse numri atyre që kanë lënë spitalet si të shëruar është 1245.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, në 24 orët e fundit 70 viktima, 565 të vdekur dhe mbi 28 mijë të infektuar në të gjithë botën (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?