Foto ilustruese

Kina tre ditë stërvitje ushtarake në ngushticën e Tajvanit, SHBA bën thirrje për qetësi: Përmbahuni

9 Prill 2023, 09:48| Përditesimi: 9 Prill 2023, 09:50

  • Share

TAJVAN-Për tre ditë, Kina do të zhvillojë stërvitje detare ushtarake në ngushticën e Tajvanit, në përgjigje të provokimit nga ana e ishullit pas takimit me një zyrtar të lartë amerikan. Këtë përgjigje të ashpër ndaj vizitës së Tajvanit në Amerika, Uashingtoni e sheh si të gabuar. Kina ka simuluar sulme precize kundër objektivave kyçe në Tajvan dhe ujërat përreth tij gjatë ditës së dytë të stërvitjeve ushtarake. Stërvitjet, të cilat Pekini i ka quajtur një "paralajmërim të ashpër" për ishullin vetëqeverisës - janë një përgjigje ndaj presidentit të Tajvanit që vizitoi SHBA javën e kaluar.

Zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit i kanë kërkuar Kinës që të mos reagojë tepër ndaj një takimi, i cili u zhvillua në Kaliforni dhe kanë bërë thirrje për "përmbajtje dhe asnjë ndryshim të status quo-së".

Kina, e cila e cilëson Tajvanin territor të sajin, kishte paralajmëruar që asnjë takim të mos zhvillohej mes Presidentes së Tajvanit Tsai Ing-wen me zyrtarin e lartë në SHBA javën e kaluar.

Stërvitjet - të cilat Pekini i ka quajtur një "paralajmërim të ashpër" për Taipei - kanë përdorur forcat detare dhe ajrore për të simuluar rrethimin e ishullit.

Tajvani tha se dhjetëra avionë kinezë fluturuan rreth ishullit të dielën, ndërsa nëntë anije u vunë re gjithashtu.

Operacioni, i quajtur "Shpata e Përbashkët" nga Pekini, do të vazhdojë deri të hënën.

Zyrtarët tajvanezë janë tërbuar nga operacioni dhe të shtunën zyrtarët e mbrojtjes në Taipei akuzuan Pekinin se përdor vizitën e zonjës Tsai - ku ajo u takua me kryetarin e Dhomës së SHBA-së, Kevin McCarthy - si një "arsyetim për të kryer stërvitje ushtarake, të cilat kanë dëmtuar seriozisht paqen dhe stabilitetin. dhe sigurinë në rajon”.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tati: 09/04/2023 15:46

    Amerika i ndez zjarret dhe tani nga ana tjeter thote permbahuni , ju duhet te zhdukeni nga bota maskarenj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?