Kina: Shpresojmë se SHBA do të bëjë më shumë gjëra të favorshme për dialogun mes dy vendeve

2 Tetor 2023, 20:10
  • Share

Kina shpreson se Shtetet e Bashkuara do të “bëjnë më shumë gjëra” të favorshme për dialogun mes dy vendeve.

Kështu u shpreh të hënën ministria e Jashtme kineze, disa ditë pasi Uashingtoni zemëroi Pekinin me akuzat për manipulim informacioni, raporton Reuters.

Komunikimi midis zyrtarëve të të dyja palëve është rritur muajt e fundit, duke sjellë disa përmirësime në lidhjet e tensionuara prej vitesh për çështje të tilla si Tajvani, origjina e COVID-19 dhe akuzat për spiunazh kinez.

“Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara të takohen (ne) në gjysmë të rrugës, të bëjnë më shumë gjëra që janë të favorshme për dialogun mes dy vendeve”, tha ministria në një deklaratë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?