Foto nga flamujt kinezë

Kina paralajmëron Ukrainën: Përfshirja e firmave tona në listën e zezë dëmton marrëdhëniet

1 Shkurt, 13:37
  • Share

Kina ka paralajmëruar Ukrainën se marrëdhëniet e tyre dypalëshe mund të dëmtohen nga përcaktimi i shumë kompanive kineze nga Kievi si "sponsorë ndërkombëtarë të luftës".

Paralajmërimi iu komunikua Ukrainës muajin e kaluar në një takim të ambasadorit të Kinës në Kiev me zyrtarë të lartë të qeverisë ukrainase.

Pekini ka lidhje të ngushta me Moskën dhe është përmbajtur nga kritikat ndaj pushtimit rus të Ukrainës, por ka thënë gjithashtu se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohen.

Kina gjithashtu ka ofruar të ndihmojë ndërmjetësimin në luftë, raporton Reuters.

Nga ana tjetër Ukraina ka listuar 48 kompani globe, duke përfshirë 14 nga Kina, si "sponsorë ndërkombëtarë të luftës", aktivitetet e biznesit të të cilëve, sipas saj, ndihmojnë në mënyrë indirekte ose kontribuojnë në përpjekjet e Rusisë për luftë.

Përpara nisjes së pushtimit të Rusisë më 24 shkurt 2022, Kina ishte partneri më i madh tregtar i Ukrainës dhe mbetet një konsumator i rëndësishëm i grurit, vajit të lulediellit dhe mineralit të hekurit ukrainas.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?