Stervitje ushtarake të Kinës, foto: AFP

Bota

Kina paralajmëron për stërvitje të reja ushtarake

7 Gusht 2022, 17:46| Përditesimi: 7 Gusht 2022, 18:18

  • Share

Kina ka bërë me dije se do të zhvillojë stërvitje të reja ushtarake në Detin e Verdhë dhe Detin Bohai, pas stërvitjeve që ka kryer përreth Tajvanit ditëve të fundit.

Stërvitjet rreth Tajvanit kanë qenë përgjigje ndaj vizitës në këtë ishull të udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi.

Ministria kineze e ka konsideruar vizitën e Pelosit në Tajvan si “provokim skandaloz”.

Pelosi është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton këtë ishull në 25 vjetët e fundit.

Ndonëse SHBA-ja nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin, mban lidhje të forta me ishullin, duke përfshirë shitjen e armëve me qëllim mbrojtjen territoriale.

Tajvani ka akuzuar Kinën se po tenton pushtimin e ishullit, të cilin Pekini e konsideron të vetin.

Mirëpo Tajvani është ishull që vetë-qeveriset dhe e konsideron veten të ndarë nga Kina.

Stërvitjet rreth Tajvanit ishte parashikuar të përfundonin në mesditën e së dielës, mirëpo, as Kina, as Tajvani nuk kanë konfirmuar diçka të tillë.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?