foto ilustruese

Kina njofton viktimat e para pas lirimit të masave anti Covid-19, vdesin dy gazetarë të medias shtetërore

16 Dhjetor 2022, 14:14| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 14:20

  • Share

Pas lirimit të masave kundër Covid-19, Kina regjistron sërish humbje jete si pasojë e sëmundjes. Personat që kanë humbur jetën janë dy gazetarë të medias shtetërore kineze dhe raportohet se gjatë ditëve të fundit kishin komplikacione.

Këto janë viktimat e para të regjistruara që kur  Kina hoqi masat e Covid me 7 dhjetor.

Yang Lianghua, një ish-gazetar i People’s Daily, vdiq më 15 dhjetor në moshën 74-vjeçare, ndërsa Zhou Jichun, një ish-kryeredaktor i China Youth Daily vdiq më 8 dhjetor në moshën 77 vjeçare.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?