Kina financon rinovimin e hekurudhës Budapest-Beograd, Hungaria fsheh detajet

27 Prill 2020, 12:18| Përditesimi: 27 Prill 2020, 12:20

  • Share

Kina ka nënshkruar një marrëveshje për të financuar rinovimin e hekurudhës që lidh kryeqytetin e Hungarisë, Budapset me kryeqytetin serb Beograd, një projekt mjaftë i diskutueshëm me të cilin Pekini synon të forcojë praninë e tij në Evropën Jug-Lindore.

Shuma e mega kredisë që Pekini do ti jap Hungarisë parashikohet të jetë më shumë se një miliard e shtatëqind milion euro, investimi më i madh në sektorin hekurudhor në historinë hungareze.

Rinovimi i hekurudhës është pjesë e planit ambicioz që njihet si  "Rruga e Re e Mëndafshit", projekt i promovuar nga Kina për të lidhur dy anët e kontinentit Euro-Aziatik. Në planin afatgjatë, qëllimi duket të jetë lidhja e portit Grek të Pireut, tashmë i kontrolluar nga Pekini, me Evropën qendrore, përmes Ballkanit Perëndimor.

Nga ana e saj, qeveria hungareze e Viktor Orbán synon ta shndërrojë vendin në një nyje qendrore të transportit në zemër të Europës, megjithë kritikat e atyre që kanë vënë në dyshim racionalitetin ekonomik të operacionit dhe rreziqet politike që lidhen me kontraktimin e borxhit prej Kinës.

Projekti, i filluar në vitin 2014, iu nënshtrua një ndalese të parë në vitin 2016, kur BE bllokoi atë për mosrespektim të rregullave të BE për prokurimin publik. Kontradiktat u ringjallëruan në fillim të prillit, kur ekzekutivi i Budapestit - paraqiti një projekt-ligj i cili ndalon publikimin e detajeve të mega operacionit për 10 vjet.

Falë kredisë së marrë tashmë nga Banka Exim e Kinës, e cila do të mbulojë 85% të kostove të ndërtimit, Hungaria shpreson të fillojë me punimet sapo të ketë mbaruar kriza e Covid me qëllim përfundimin e projektit deri në vititn 2025.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?