Kina e gatshme të bashkëpunojë me Korenë e Veriut për paqen dhe stabilitetin global

26 Nëntor 2022, 10:10| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 10:25

  • Share

Presidenti kinez Xi Jinping i ka dërguar një letër udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në të cilën ai theksoi se Pekini është i gatshëm të bashkëpunojë me Phenianin për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin rajonal dhe global, sipas një lajmi nga agjencia e lajmeve koreano-veriore KCNA.

KCNA nuk përmendi lëshimet e fundit të raketave të Koresë së Veriut, të cilat kanë rritur tensionet në Gadishullin Korean në vazhdën e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake SHBA-Kore e Jugut, raportojnë mediat e huaja.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?