Kina dhe Siria forcojnë bashkëpunimin e tyre, Xi: Do të ndihmojmë në rindërtimin e qyteteve

22 Shtator 2023, 19:46| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 19:48

  • Share

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kinë. Takimi ka patur në fokusin e vet forcimin e raporteve midis dy vendeve dhe rritjen e mbështetjes për rindërtimin e Sirisë. 

“Kina është e gatshme të punojë me Sirinë për të mbështetur në mënyrë të vendosur njëri-tjetrin dhe për të mbështetur së bashku barazinë dhe drejtësinë ndërkombëtare”, tha Hua Chunying, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kinez.

Presidenti kinez, Xi Jinping priti Assadin në Hangzhou, kryeqyteti i provincës lindore Zhejiang, pasi ai mbërriti në Kinë të enjten për një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit kinez, vizita e parë e tillë në gati dy dekada.

Ai do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Lojërave të 19-ta Aziatike, të cilat po mbahen në Hangzhou. Hera e fundit që ai vizitoi Kinën ishte në vitin 2004, për t’u takuar me presidentin e atëhershëm Hu Jintao.

Kjo është vizita e tij e parë në Kinë që nga shpërthimi i luftës civile siriane më shumë se 12 vjet më parë. Gjatë luftës, Siria kishte një nivel relativisht të ulët të angazhimit ndërkombëtar, por në vitet e fundit kjo ka filluar të ndryshojë, raporton Anadolu.

Në këtë vizitë, Assad shoqërohet nga zonja e parë Asma al-Assad. Delegacioni sirian do të vizitojë edhe kryeqytetin Pekin.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?