Foto ilustruese

Kina dhe Hong Kongu nuk kryejnë teste kundër Covid-19 për turistët që largohen nga vendi , 50% e pasagjerëve drejt Italisë të infektuar

28 Dhjetor 2022, 18:20| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 18:27

  • Share

Rreth 50% e njerëzve që mbërrijnë nga Kina në Itali kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Kjo u konfirmua pasi Italia filloi testimin e pasagjerëve të ardhur nga Kina.

Dy fluturime, një nga Shangai dhe një tjetër nga Pekini u testuan nga zyrtarët shëndetësorë italianë dhe gjysma e pasagjerëve rezultuan pozitivë.  Kjo vjen si pasojë e lirimit nga masat anti-covid që ndërmori Kina me qëllim rritjen e nivelit ekonomik të vendit. Një largim i mëtejshëm nga masat kufizuese COVID u mor kur Hong Kongu hoqi rregulloret e tij kufizuese të karantinës për njerëzit që rezultojnë pozitivë për koronavirus.

Njoftimi i Pekinit do të thotë se miliona kinezë mund të shkojnë jashtë vendit për festën e Vitit të Ri Hënor të muajit të ardhshëm dhe kjo nuk ka ndodhur që në vitin 2020.

Ndërkohë, të gjitha shtetet kanë shfaqur publikisht  shqetësimin e tyre me rritjen e numrit të rasteve pozitive me Covid-19. Japonia, India dhe Tajvani janë përgjigjur duke kërkuar teste të virusit për udhëtarët nga vendi.

Zyrtarët amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se Uashingtoni po shqyrton marrjen e hapave të ngjashëm. Refuzimi i Kinës i disa prej kontrolleve më të rrepta anti-virus në botë vjen ndërsa qeveria e Presidentit Xi Jinping përpiqet të ndryshojë një rënie ekonomike.

Rregullat që mbyllën miliona njerëz në shtëpitë e tyre e mbajtën të ulët shkallën e infeksionit në Kinë, por nxitën demonstratat publike dhe shtypën rritjen ekonomike

Administrata Kombëtare e Imigracionit të Kinës tha se nga 8 janari turistët dhe emigrantët do hynë në territorin e Kinës pa u detyruar të karantinohen

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?