Kimë me mish viçi, presh dhe vezë nga zonja Albana

11 Dhjetor 2023, 11:59| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 12:01

  • Share

Kimë me mish viçi, presh dhe vezë

Përbërësit:

  • 400 gr mish viçi
  • 800 gr presh (pjesa e bardhë)
  • 4-5 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj oriz
  • 200 gr pure domate
  • Kripë, piper, rigon
  • Vezë sipas dëshirës

Përgatitja:

Preshin e grirë e kaurdisim me vaj ulliri derisa të skuqet dhe të zbutet. Më pas shtojmë mishin të prerë në kubikë ose mish të grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pasi mishi të skuqet pak shtojmë purenë e domates, orizin, kripën, piperin e zi, piperin e kuq, rigonin dhe e lëmë të ziejë në temperarurë mesatare. Kur shikojmë që janë tharë lëngjet shtojmë rreth 2 gota ujë dhe e lëmë të marrë valë. E kalojmë kimën në një tavë balte dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 40 minuta. Në 10 minutat e fundit shtojmë vezët në mënyrë që të mos thahen.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?