Yuri Kim dhe Luigi Soreca

Politikë

Kim takohet me Sorecën: Bashkëpunimi i SHBA-së dhe BE-së në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë

29 Mars 2021, 18:52| Përditesimi: 29 Mars 2021, 18:59

  • Share

Bashkëpunimi midis SHBA-së dhe BE-së në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë. Kështu ka bërë me dije ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim pas një takimi që ka zhvilluar ditën e sotme më ambasadorin e BE-së në vendin tonë Luigi Sorecën

Teksa ka renditur sfidat që e presin vendin tonë, si zbatimi i reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit dhe integrimit i vendit drejt BE-së, Kim nënvizon se SHBA dhe BE po bashkëpunojnë në mbështetje të Shqipërisë, ku thotë se të dy pajtohen në këtë pikë.

‘Shumë sfida, zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit, oferta e Shqipërisë për në BE, por një gjë është e sigurtë: Luigi Soreca dhe unë pajtohemi se bashkëpunimi i SHBA dhe BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë.’- shkruan Yuri Kim në rrjetet sociale.

Postimi i ambasadores amerikane në Twitter

Më herët Yuri Kim zhvilloi një takim me kryetaren e misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri Urszula Gacek, për vëzhgimin e zgjedhjeve të 25 prillit, ku theksoi se edhe SHBA do të ketë vëzhgues

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?