Artur Metani, Yuri Kim

Kim takohet me Metanin: Roli i ILD-së thelbësisht kritik për sistemin e drejtësisë! SHBA do ndihmojë në forcimin e institucioneve

11 Prill 2023, 15:32| Përditesimi: 11 Prill 2023, 15:37

  • Share

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metanin i cili drejton një prej institucuioneve kyç të Reformës në Drejtësi.

Në një publikim të bërë në facebook, ambasada amerikane në Tiranë shkruan se SHBA do të vazhdojë të japë ndihmën e duhur në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, veçanërisht për ILD-në në mënyrë që të shënohen përparime në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili drejton një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi. Roli i ILD-së në mbikëqyrjen e disiplinës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave është thelbësisht kritik për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. SHBA do të vazhdojë të ndihmojë në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, siç është ILD, ndërsa ato forcohen për të çuar më tej përpara integrimin e Shqipërisë në BE”-shkruhet në njoftimin e publikuar nga ambasada amerikane.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • qerosi: 12/04/2023 09:25

    zonje e din ti qe ky ka emeruar inspektor te larte te drejtesise sajmut hoxhen me mase disiplinore te rende kur ka qene permbarues privat? Ka kurajo ky te hetoje gjyqtar dhe prok.?

    Përgjigju
  • Tirona e re: 11/04/2023 16:24

    Kot harxhon kohe e nderuar znj.Kim, me kete zvarranik qe e ka kthy institucionin ne qoka per miqtë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?