Ambasadorja e SHBA Yuri Kim me komisionerët e KPK-së

Kronikë

Kim në takim me komisionerët e KPK-së: Shqipëria ka nevojë për një sistem drejtësie profesional dhe larg korrupsionit

13 Shtator 2021, 18:35| Përditesimi: 13 Shtator 2021, 18:38

  • Share

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me komisionarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Me një fotografi, ku shfaqen të gjithë së bashku,  ajo ka shprehur falënderime e saja ndaj tyre që pavarësisht sfidave ia kanë dalë të përshpejtojnë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas ambasadores, vettingu me integritet dhe pavarësi është themeli për reformën në drejtësi në Shqipëri dhe se procesi duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm, përfshirë sulmet ndaj komisionarëve.

Në rrjetin e saj social Twitter, Kim shkruan se Shqipëria ka nevojë për një sistem drejtësie profesional, efikas dhe larg korrupsionin, jo vetëm sepse është kush për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, por edhe përse shqiptarët nuk meritojnë asgjë më pak.

Ambasadorja tha se SHBA, do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?