Ambasadorja Yuri Kim

Politikë

Berisha i cilësoi shpifje dosjet për ‘Non Grata’, Kim e prerë: SHBA serioze në luftën me korrupsionin, me Shqipërinë edhe përtej 30 viteve të ardhshme

21 Shtator 2021, 22:46| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 23:22

  • Share

SHBA e ka shumë seriozisht luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Ky ishte mesazhi i qartë që ambasadorja e SHBA Yuri Kim nga Uashingtoni i ka përcjellë Sali Berishës pak orë pasi ky i fundit i nga Fieri i konsideroi shpifje dosjet mbi të cilat u bazua SHBA për ta shpallur "Non Grata" për minimin e demokracisë në vend dhe si të përfshirë në vepra korruptive.

“Është e mrekullueshme që nga Uashingtoni  të koordinonim hapat e ardhshëm në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Është shumë e qartë që ne jemi shumë serioz në luftën për korrupsionin duke përfshirë edhe rregulloret 7031 , duke mbështetur një Shqipëri më demokratike ,më të fortë dhe me më shumë prosperitet. SHBA ka qenë  në krah të Shqipërisë në 30 vitet e fundit ! Ne do të jemi me ju edhe në 30 vitet në vazhdim dhe më gjatë ”, shkruan Kim.

Nga aksioni politik që ka nisur në terren për përjashtimin e tij nga PD, kërkesë e ambasadores Yuri Kim, Berisha pranoi se ka dosje për shpalljen e tij "Non Grata" nga DASH, por sipas tij që të gjitha janë shpifje të fabrikuara nga zyra e kryeministrit Rama. Diplomatja amerikane me këtë mesazh i tha edhe njëherë Berishës se SHBA do ndihmojë në forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe të jetë me të për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet, madje edhe përtej 30 viteve të ardhshme.

Më 19 maj të këtij viti DASH shpalli 'non grata' Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pas vendimit të SHBA  Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. Por beteja e Berishës tashmë nuk është vetëm kundër SHBA, por edhe kundër "birit të tij politik", Lulzim Basha i cili pranoi kërkesën e amerikanëve duke e përjashtuar liderin historik të PD nga partia, deri në zbardhjen e të vërtetës në rrugë ligjore.

Komento

Komente

  • Daku: 21/09/2021 22:42

    ….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?