Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe kreu i SPAK, Arben Kraja

Meta sulmoi 'Drejtësinë e re', Kim takon kreun e SPAK: Reforma në Drejtësi po jep rezultate! 70 mln euro të sekuestruara dhe 114 fajtorë

17 Mars 2021, 21:28| Përditesimi: 17 Mars 2021, 21:49

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur presidenti Ilir Meta ka sulmuar Reformën në Drejtësi, duke e quajtur si të "kapur nga Rama", ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim këmbëngul se kjo Reformë ka dhënë rezultate. Diplomatja amerikane ka takuar ditën e sotme kreun e SPAK-ut, Arben Kraja, ku ka bërë një bilanc të përgjithshëm të punës së këtij institucioni, sipas së cilës është pozitiv.

“Një takim shumë i frytshëm sot me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja. SPAK është duke i dhënë goditje krimit të organizuar dhe korrupsionit: Mbi 588 çështje të hapura, më shumë se 70 milionë euro asete të konfiskuara, 748 persona të hetuar, prej të cilëve 288 të arrestuar dhe 114 të shpallur fajtorë deri tani. Reforma në drejtësi po jep rezultate”, shkruan Yuri Kim.

Meta ka sulmuar herë pas here këtë Reformë, ku rasti më i fundit ishte sot. Nga sheshi "Nënë Tereza", Meta tha iu përgjigj akuzave të kryeministrit Edi Rama i cili e akuzon se "po pengon Reformën në Drejtësi". Meta tha se " Reforma s'mund të jetë më e kapur se ç'është tani".

Postimi në anglisht i ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?