Kim Kardashian

Kim Kardashian shpërthen në lot teksa flet për bashkë-prindërimin me Kanye West: Është e vështirë

27 Dhjetor 2022, 08:39| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 08:47

  • Share

Kim Kardashian thotë se bashkë-prindërimi me Yeezy nuk është i lehtë.

Ikona amerikane e televizionit qau duke detajuar vështirësitë e rritjes së katër fëmijëve me ish-bashkëshortin Kanye West në episodin e së hënës të podcast-it "Angie Martinez IRL".

"Bashkëprindërimi është i vështirë," tha Kardashian.

Themeluesja e Skims shpjegoi se ajo bën një përpjekje të përbashkët për të mbrojtur fëmijët e saj nga sjellja e diskutueshme e babait të tyre, duke përfshirë një breshëri sulmesh antisemite të bëra nga reperi këtë vit.

“Kam pasur babanë më të mirë, kam pasur kujtimet më të mira dhe përvojën më të madhe dhe kjo është gjithçka që dua për fëmijët e mi për aq kohë sa ata mund ta kenë këtë”, tha Kardashian, e cila ishte shumë e lidhur me babain e saj të ndjerë, Robert Kardashian.

“Pra, nëse ata nuk i dinë gjërat që thuhen ose çfarë po ndodh në botë, pse do t’ua sjell ndonjëherë atë energji. E dini, kjo është si një e vërtetë e rëndë. Nuk janë gati të merren me të.

Dhe kur të jenë ata, ne do t’i bëjmë ato biseda dhe unë do të jem aq e përgatitur, por deri atëherë do të bëj gjithçka për ta mbajtur jetën e tyre sa më normale”, tha ylli i “The Kardashians”.

Kim  bëri kërkesë për divorc nga West  në shkurt 2021 pas shtatë vitesh martesë. Ata finalizuan divorcin e tyre më 29 nëntor dhe kanë arritur një amrrëveshje mbi kujdestarinë për katër fëmijët e tyre, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, ki Ëest që i paguan Kardashian 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?