Kim Kardashian ndahet pas romancës gjashtë mujore me Odell Beckham Jr

25 Mars, 11:00| Përditesimi: 25 Mars, 11:03

  • Share

Ylli televiziv 43 vjeçar Kim Kardashian i ka dhënë fund romancës së saj me futbollistin amerikan 31 vjeçar Odell Beckham Jr., raporton Daily Mail.

Ata nuk janë parë më së bashku që nga paraqitja e tyre e përbashkët në festën e Oscars Vanity Fair më 10 mars.

Agjencia e lajmeve raportoi se një person i afërt me çiftin thotë se ata kanë ndërprerë marrëdhënien e tyre edhe pse së fundmi u raportua se Kim 'i pëlqente ideja' për të pasur një fëmijë të pestë me Odell-in.

Çifti nisën të dilnin në shtator të vitit 2023. Që në fillim të lidhjes Kim dhe Odell gjithmonë kanë dashur që t’i mbanin larg mediat nga jeta e tyre personale. Kjo për arsye se marrëdhënia nisi menjëherë pas ndarjes së sportistit nga ish-partnerja dhe nëna e fëmijës së tij, Lauren Woods.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?