VIDEO/ Kim Kardashian, femra më e ‘pëlqyer’ nga meshkujt injorohet nga Drake para mijëra personave! Modelja i buzëqeshi, reperi i kaloi pranë pa e vënë re fare

16 Gusht 2023, 12:20| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 12:31

  • Share

Modelja e njohur Kim Kardashian, e cila numëron miliona ndjekës dhe adhurues në rrjetet sociale, e konsideruar edhe si një nga femrat më të “pëlqyera” në botë, u injorua hapur nga reperi i Drake, gjatë një koncerti të këtij të fundit.

Teksa Kim Kardashian ishte e pranishme në koncertin e Drake, një video e filmuar nga fansat, ku   tregohet momenti epik i injorimit që ylli i repit i bën modeles së njohur, ka bërë xhiron e rrjetit.

Në video tregohet momenti kur Drake ngjit shkallët, në manë të së cilave ishte edhe modelja e njohur, e cila i dha një buzëqeshje artistit dhe tentoi t’i fliste por nga veprimet e reperit dukej sikur ai as nuk e vuri re fare.

Kjo ka lënë të nënkuptohet që ai e injoroi atë, pasi fansat e Drakë të cilët ndodheshin pranë modeles pohuan se ai e pa Kim, por thjesht refuzoi ta përshendeste.

Ndër komentet më të shpeshta të ndjekësve ishin: “Kim Kardashian u injorua nga Drake në koncertin e tij.A duhej të bënte diçka Drake?; Ai e dinte që do të bëhej virale, ndoshta e ka takuar më pas.”

Kim nga ana tjetër është akuzuar më parë nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye Ëest, për lidhje të shumta, përfshirë këtu edhe me Drake. Ish-çifti që kanë katër fëmijë së bashku, North, Saint, Chicago dhe Psalm, u ndanë zyrtarisht në shkurt 2021, duke i dhënë fund martesës së tyre gjashtëvjeçare.

 

 

 

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?