Kim Kardashian

Kim Kardashian feston ditëlindjen, bën bashkë ‘yjet’ e ekranit dhe showbizit në ‘Beverly Hills’

21 Tetor 2023, 16:19| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 16:21

  • Share

Modelja e njohur Kim Kardashian ka mbushur 41 vjeç dhe për të festuar këtë ditë të rëndësishme, ajo organizoi një darkë që u mbajt të premten (20 tetor) në mbrëmje në Funke në Beverly Hills, Kaliforni, ku shumë të famshëm ishin të pranishëm.

Nëna e katër fëmijëve mori urimet më të mira nga familjarë, miq dhe të afërm, e padiskutim nga fansat e saj të shumtë.

Kim, e cila mbush 43 vjeç sot, veshi një fustan të kuq mahnitës dhe një palë syze dielli të zeza teksa mbërriti së bashku me motrat e saj dhe nënën Kris Jenner.

Të tjerë që u panë duke hyrë në festë përfshijnë Kylie Jenner, Kendall Jenner, Hailey Bieber, Sofia Vergara, Ivanka Trump, Lauren Sanchez, Kimora Lee Simmons me qenin e saj dhe Sara Foster.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?