Kim Jong Un

Kim Jong Un vaksinohet me një ndër vaksinat eksperimentale kineze antiCOVID

1 Dhjetor 2020, 14:12| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 14:15

  • Share

KOREJA E VERIUT- Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe familjarët e tij janë vaksinuar kundër COVID-19 me një ndër vaksinat eksperimentale të koronavirusit në Kinë.

Ky lajm është dhënë nga inteligjenca japoneze e më pas është konfirmuar nga Harry Kazianis, një ekspert i Qendrën për Interesin Kombëtar në Uashington.

Ai në deklaratën e tij për revistën “1945” ka shtuar se të paktën tre kompani kineze janë duke zhvilluar  një vaksinë kundër koronavirusit, duke përfshirë Sinophram Group, Sinovac Biotech Ltd dhe CanSinoBio.

Në Koren e Veriut nuk ka ende raste të konfirmuara me COVID-19, pavarësisht se shtetet të cilat kufizojnë Koren e veriu konsiderohen vatra infektimesh. Kim Jong Un me shfaqjen e rasteve të para me koronavirus që në janar të 2020, ka ndërmarr masa të gjëra kufizuese, ndalimin e udhëtimeve dhe karantinim për të bllokuar përhapjen e pandemisë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?