Kim Jong Un me vajzën dhe gruan në një banket ushtarak

Kim Jong Un shfaqet për herë të parë me vajzën dhe gruan në një banket ushtarak, mesazhi i fshehtë që përcjell (FOTO)

8 Shkurt 2023, 09:27| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 09:31

  • Share

KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka zgjedhur që në banketin për 75 vjetorin e themelimit të Ushtrisë Popullore Koreane të shfaqet krah bashkëshortes dhe një vajzë 9-vjeçareje, që mendohet të jetë vajza e tij. Referuar mediave ndërkombëtare, një vendim i tillë i Kim Jong Un shihet si një tregues se si po përpiqet që të prezantoj para popullit pasardhësin e tij, në një regjim familjar autoritar që daton dekada më parë.

Vajza, që besohet të jetë fëmija i dytë i Kim, Ju Ae, është rreth 9 vjeç dhe u pa teksa po ecte krah për krah me Kim dhe gruaja e tij, Ri Sol Ju. Kjo “paradë” u shoqërua me duartrokitje nga oficerët e pranishëm.

Oficerët ushtarakë duartrokasin liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe gruan dhe vajzën e tij gjatë vizitës së tyre në një kazermë ushtarake

Leif-Eric Easley, një profesor në Universitetin Ewha në Seul tha se kjo paraqitje ka mesazhe të fshehura.

“Duke përfshirë në mënyrë të dukshme gruan dhe vajzën e tij, Kim dëshiron që qytetarët brenda dhe jashtë vendit të shohin dinastinë e familjes së tij dhe ushtrinë e Koresë së Veriut si të lidhura në mënyrë të pakthyeshme”, tha ai.

1675844984_Screenshot2.jpg

Kim Jong Un është fotografuar me një vajzë që besojet se është vajza e tij

Sundimi i familjes Kim në Korenë e Veriut shtrihet në vitin 1948, kur Kim Il Sung erdhi në pushtet pas Luftës së Dytë Botërore. Kur ai vdiq në vitin 1994, djali i tij Kim Jong Il mori kontrollin e vendit. Kim Jong Un erdhi në pushtet në dhjetor 2011 pas vdekjes së Kim Jong Il, babait të tij.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?