Kim Jong Un

Kim Jong Un kërkon shtim drastik të prodhimit të raketave

14 Gusht 2023, 12:13| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 12:17

  • Share

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërkuar “rritje drastike” të prodhimit të raketave gjatë vizitave të tij në fabrikat e armëve, raportuan të hënën mediat shtetërore, pak ditë para se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut të nisin  stërvitjet e përbashkëta ushtarake “Ulchi Freedom Shield”, i cili do të mbahet nga 21 gushti deri më 31 gusht.

Kim i vizitoi fabrikat të premten dhe të shtunën, pak pasi kishte bërë thirrje për përshpejtimin e përgatitjeve për luftë gjatë një takimi të rëndësishëm me ushtrinë javën e kaluar. Inspektimet dyditore të Kimit u bënë në fabrikat për prodhimin e raketave taktike, hedhësve të raketave dhe predhave të kalibrit të lartë, si dhe për prodhimin e automjeteve të blinduara luftarake, raportoi Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë.  Kimi e theksoi nevojën “për të siguruar rritjen e prodhimit të predhave, po ashtu”, si dhe personalisht e drejtoi një automjet të blinduar luftarak.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?