Testim raketor i Koresë Veriore. Fotografi nga arkivi.

Kim Jong tremb sërish, testimi i raketës balistike  “pushtoi” ujërat e Gadishullit mes Koresë së Jugut dhe Japonisë

19 Mars 2023, 12:01| Përditesimi: 19 Mars 2023, 12:28

  • Share

Koreja Veriore ka lëshuar një raketë balistike me rreze të shkurtër në ujërat lindorë të Gadishullit Korean të dielën, sipas Koresë Jugore dhe Japonisë.

Zyrtari Amerikan Pheniani e cilësoi veprimin  e Koresë së veriut si paralajmërim kundër stërvitjeve ushtarake të SHBA-së dhe Koresë Jugore.Raketa balistike besohet se ka fluturuar 800 kilometra para se të godiste shënjestrën, ka thënë ushtria e Koresë Jugore. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes në Japoni ka thënë se raketa ka fluturuar në lartësi prej 50 kilometrash.

Seuli, kryeqyteti i Koresë së Jugut  e ka dënuar këtë testim raketor nga verikoreanët, dhe e ka cilësuar si “shkelje të qartë” të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Pak pas lansimit, Ministria për Mbrojtje Kombëtare e Koresë Jugore, ka thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë përfshirë bombarduesen strategjike B-1B në stërvitjet ushtarake që janë duke zhvilluar Seuli me Uashingtonin ditëve të fundit.

Komanda amerikane për Indo-Paqësor ka thënë se lansimi i raketës verikoreane nuk përbën kërcënim të menjëhershëm për personelin amerikan dhe aleatët e saj.

Mirëpo në deklaratë është përmendur se, megjithatë, ajo vë në pah ndikimin destabilizues të armëve të paligjshme të Phenianit. Edhe të enjten, Koreja Veriore e ka lëshuar atë që dyshohet të jetë raketë balistike interkontinentale në mes të Gadishullit Korean dhe Japonisë.

Shumë ekspertë thonë se Koreja e Veriut përdor stërvitjet e rivalëve të saj si një pretekst për të zgjeruar në mënyrë agresive arsenalin e saj bërthamor dhe aftësinë e përgjithshme ushtarake. Ata thonë se vendi synon të detyrojë SHBA-në të pranojë statusin e tyre si një fuqi bërthamore dhe të negociojë përfundimin e sanksioneve ndaj tij nga një pozicion fuqie.

Koreja e Veriut, vitin e kaluar ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore. Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.Pheniani zyrtar ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017, pavarësisht sanksioneve.

Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?