Yuri Kim dhe Luigi Soreca gjate takimit

Kim dhe Soreca takim me anëtarët e 'Kushtetueses': Veproni me drejtësi, pavarësisht institucionit që iu zgjodhi! Gjykata: I falenderojmë për besimin

21 Janar 2021, 17:39| Përditesimi: 21 Janar 2021, 19:14

  • Share

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ka qenë vetë ambasada e SHBA e cila përmes një postimi në rrjete sociale bën me dije se Kim gjatë takimit ka nënvizuar detyrimin që gjykatësit të veprojnë me pavarësi dhe integritet në dhënien e drejtësisë, pavarësisht nga institucioni që i emëroi ata në Gjykatë.

"Sot, Ambasadorja Kim dhe Ambasadori i BE Soreca u takuan me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për t’i falenderuar që iu përgjigjën thirrjes së detyrës, e cila i mundësoi Gjykatës kuorumin e nevojshëm për të funksionuar. Ajo nënvizoi detyrimin që gjykatësit të veprojnë me pavarësi dhe integritet në dhënien e drejtësisë, pavarësisht nga institucioni që i emëroi ata në Gjykatë. Ambasadorja Kim theksoi rolin e rëndësishëm që Gjykata luan për të siguruar kontrollin dhe balancën e institucioneve të Shqipërisë dhe për të siguruar shtetin e së drejtës", shkruan ambasada.

Ambasada shkruan se Kim ka përsëritur se mbështetja e SHBA do të vazhdojë edhe nëpërmjet sigurimit të ndihmës teknike, si dhe për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Ajo përsëriti se mbështetja e SHBA do të vazhdojë, përfshirë edhe nëpërmjet sigurimit të ndihmës teknike. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë zbatimin e Reformës në Drejtësi, dhe nxisin autoritetet përkatëse të sigurojnë që Gjykata Kushtetuese të ketë trupën e plotë të nëntë gjykatësve në të ardhmen e afërt, në mënyrë që populli i Shqipërisë të ketë drejtësi të vërtetë, në përputhje me statusin e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe aspirante për në BE", shkruan ambasada.

Edhe Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas takimit dhe prmes një njoftimi thuhet se Vitore Tusha, pasi shprehu kënqësinë e saj të veçantë për faktin se tashmë kjo vizitë po bëhet në një Gjykatë Kushtetuese funksionale, i falënderoi ambasadorët për mbështetjen dhe kontributin e tyre të pazëvendësueshëm, si dhe për besimin e treguar në çdo etapë, duke ndihmuar e lehtësuar edhe bashkëveprimin institucional në këtë proces.

Më herë Kim është takuar vetëm me kryetaren e Kushtetueses, Vitore Tushën, ku ka vlerësuar rolin e saj në krye të KED teksa theksoi se tani ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK për shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme. 

Ora 18:55
Vizita e Kim dhe Sorecës, 'Kushtetuesja': Falenderojmë ambasadorët për besimin e mbështetjen

1611251835_j3a13622062.jpg

Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas takimit të anëtarëve me ambasadoren e SHBA Yuri Kim dhe ambasadorin e BE Luigi Soreca.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se Vitore Tusha, pasi shprehu kënqësinë e saj të veçantë për faktin se tashmë kjo vizitë po bëhet në një Gjykatë Kushtetuese funksionale, i falënderoi ambasadorët për mbështetjen dhe kontributin e tyre të pazëvendësueshëm, si dhe për besimin e treguar në çdo etapë, duke ndihmuar e lehtësuar edhe bashkëveprimin institucional në këtë proces.

Po ashtu, Kryetarja dhe gjyqtarët evidentuan edhe sfidat me të cilat përballet kjo gjykatë, duke theksuar vullnetin për ta përmbushur misionin që i është caktuar nga Kushtetuta me integritet e qëndrueshmëri, por edhe me përkushtim e maturi, në funksion të respektimit të të drejtave të njeriut, të shtetit ligjor dhe demokracisë.

Sakaq në njoftim nënvizohet fakti se gjatë takimit ambasadorët shprehën kënaqësinë dhe njëkohësisht pohuan rëndësinë e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese, duke nënvizuar mbështetjen e tyre shumëplanëshe dhe bindjen se kryerja e veprimtarisë vendimmarrëse në respektim të Kushtetutës.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Sot, në datën 21.01.2021, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga zonja Vitore Tusha, Kryetare, zhvilloi një takim zyrtar në ambientet e kësaj Gjykate me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e Saj zonjën Yuri Kim, si dhe Ambasadorin e Bashkimit Europian, Shkëlqesinë e Tij zotin Luigi Soreca.

Pasi shprehu kënqësinë e saj të veçantë për faktin se tashmë kjo vizitë po bëhet në një Gjykatë Kushtetuese funksionale, zonja Vitore Tusha i falënderoi ambasadorët për mbështetjen dhe kontributin e tyre të pazëvendësueshëm, si dhe për besimin e treguar në çdo etapë, duke ndihmuar e lehtësuar edhe bashkëveprimin institucional në këtë proces.

Po ashtu, Kryetarja dhe gjyqtarët evidentuan edhe sfidat me të cilat përballet kjo gjykatë, duke theksuar vullnetin për ta përmbushur misionin që i është caktuar nga Kushtetuta me integritet e qëndrueshmëri, por edhe me përkushtim e maturi, në funksion të respektimit të të drejtave të njeriut, të shtetit ligjor dhe demokracisë.

Gjatë takimit ambasadorët shprehën kënaqësinë dhe njëkohesisht pohuan rëndësinë e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese, duke nënvizuar mbështetjen e tyre shumëplanëshe dhe bindjen se kryerja e veprimtarisë vendimmarrëse në respektim të Kushtetutës dhe ligjit do të rikthejë besimin e publikut te Gjykata Kushtetuese dhe do të shënojë një hap përpara drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Komento

Komente

  • Budva: 21/01/2021 18:55

    Eh Ambasadore sa mire i njihni lidhjet e Tushes me familjet Meta-Berisha. Sikur tre here ne dite ta takoni e ti tregoni ligjin ajo po prape do i sherbeje vetem Metes qe ja ka fut dy kembet ne nje kepuce. I ka ngel dhe pak kohe per tju kthyer nderet e detyrimet familjare ketyre palacove te shoqerise sone. Ndoshta drejtesia do funksionoje nje dite per kete hajdute te klasit te larte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?