Kronikë

Kim, bashkëbisedim me drejtues të diasporës shqiptare në SHBA: Vijoni kontributin për forcimin e Shqipërisë

19 Qershor 2021, 18:21| Përditesimi: 19 Qershor 2021, 18:23

  • Share

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me drejtues të komunitetit të diasporës shqiptare në SHBA. Lajmin e jep përmes një postimi vetë ambasada amerikane.

"Ambasadorja Kim pati kënaqësinë të takohej virtualisht me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave. Ata diskutuan marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Ambasadorja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë", thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?