Kim: 30 vite më parë Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Europës, sot aleate e palëkundur! Xhaçka: Pa SHBA , reforma në drejtësi e pamundur

16 Mars 2021, 10:51| Përditesimi: 16 Mars 2021, 15:40

  • Share

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka bërë një përmbledhje të marrëdhënieve 30-vjeçare mes Shqipërisë dhe SHBA-së, që rinisi me rrëzimin e regjimit diktaktorial. Kim ka bërë një paralelizëm duke thënë se 30 vite më parë, Shqipëria është parë si “Koreja e Veriut” e Europës,  e ndërsa sot ajo është një aleate e palëkundur e SHBA-së. Diplomatja amerikane tha se vendi ynë ka bërë progres në Reformat e ndërmarra, e ndërsa shtoi se ka mbështetjen maksimale në rrugën për integrimin në BE.

“Sot shënojmë një moment shumë të rëndësishëm, 30 vjetorin e rivendosjes së lidhjes me SHBA dhe BE-së. Do kemi një sërë aktivitetesh për të festuar këtë përvjetor. Ky vend dikur njihej si Koreja e Veriut të Europës, sot jeni shndërruar në një aleate të palëkundur të SHBA, 30 vjet më parë populli shqiptar u çlirua nga zinxhiri i diktaturës dhe SHBA kapën me krenari dorën shqiptare që ishte zgjatur drejt saj lirisht. Është një kënaqësi të shihja ekspozitën parë se si i vendosëm marrëdhëniet demokratike dhe kemi qenë kaq të kënaqur që mirëpritëm Shqipërinë dhe presim ditën kur ju të integroheni në BE-së. Jemi duke transformuar pranin e USAID në atë që është përcaktuar më shumë nga partneriteti. SHBA i ka ofruar Shqipërisë 1.1 mld dollarë ndihma që e kemi përdorur për sfida të ndryshme, si pjesë e këtij kontributi kemi mbështetur reforma të rëndësishme dhe do vijojmë ta bëjmë këtë. Sot Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE dhe ne jemi krenar që t’ju mbështesin. Shqipëria ka bërë përparësi të reformave, s’ka qenë e lehtë, por ju keni bërë punën e madhe. Presim me kënaqësi që t’ju mbështesin, angazhimi ynë mishërohet në aleancën e NATO-S", tha Kim në pritjen e organizuar nga Ministria e Jashtme.

Nga ana tjetër, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se kjo marrëdhënie është jetike për vendin tonë, në mbështetje të reformave të rëndësishme, dhe theksin e vuri te Reforma në Drejtësi. Për Xhaçkën, mbështetja e SHBA-së ka bërë të mundur miratimin e kësaj Reforme, duke i bërë ballë sipas saj kundërshtarëve të kësaj reforme.

“Në fakt jo vetëm mbrojtja, por mbarë transformimi demokratik i Shqipërisë dhe rrugëtimi i saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian i detyrohet shumë mbështetjes amerikane. Reforma në drejtësi do të kishte qenë shumë herë më e vështirë pa këtë mbështetje. Mjafton të shohësh rezistencën që i ka bërë asaj fronti anti-reformë, mjafton të shohësh sesi lufton ky front edhe sot duke i parë zgjedhjet e 25 prillit si mundësinë e fundit për ta zhbërë reformën në drejtësi, për ta kuptuar sa jetike ka qenë kjo ndihmë”, tha ndër të tjera Xhaçka.

30 vite nga rivendosja e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
Dje u shënuar 30 vite nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis ShBA dhe Shqipërisë. Më 15 mars 1991 pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh.Ambasada e SHBA në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill si i ngarkuar me punë dhe i pasuar nga ambasadori i SHBA Uilliam Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij Qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991. Më 11 qershor 1991, ish-Sekretari i Shtetit Xheims A. Bejker III ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i SHBA, që vizitonte Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit të vendit. Qysh nga ajo kohë, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë përparuar e janë rritur.

 

 

Ora 11:10
30 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, detajet e veçanta në veshjet e Kim dhe Xhaçkës që flasin shumë

Ministria e Jashtme ka organizuar ditën e sotme një pritje për të festuar rivendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe Ministrja Olta Xhaçka kanë zgjedhur që këtë marrëdhënie të mirë ta reflektojnë edhe në detaje të vogla, siç është xhaketa e tyre, ku njëra është e veshur me të kuqe dhe tjera me të zeza, dy ngjyra të flamurit kombëtar. Një tjetër detaje i rëndësishëm është edhe stema që kanë në xhaketë, ku kim mban simbolin e Shqipërisë dhe Xhaçka të SHBA-së.

“Kemi vënë stemave të njëra tjetrës dhe kjo tregon që ne jemi shtete aleate të mira”, tha ndër të tjera Kim.

Ora 11:09
Shqipëri-SHBA 30 vjet së bashku, Xhaçka: Ka qenë shtyllë e rëndësishme, reforma në drejtësi do kishte qenë më e vështirë pa mbështetjen e saj

1615888560_xhacka.jpg

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në 30 vjetorin e SHBA-së dhe Shqipërisë ka deklaruar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më shumë se historike. Ajo tha se SHBA ka qenë shtyllë e rëndësishme në mbështetjen e reformave sidomos të asaj në drejtësi.

"Kim e di historinë time. Stërgjyshi im jetoi në amerikë për 30 vjet por u rikthye për të kontribuar për vendin e tij. Unë shkova studiova atje për tu kthyer më pas në Shqipëri si im gjysh për të kontribuar për vendin tim. Kam qenë 10 vjeç kur Shqipërinë  evizitoi James Backer. Babai më kishte marrë per ta parë. Për mua për kush  e di për sa familje si e imja ishte një moment bashkimi.

Marrëdhënia mes vendeve tona është kaq e fortë sepse ngrihet mbi themelet e lidhjeve njerëzore që jetojnë mes nesh. Është më shumë se aq një marrëdhënie mes dy popujsh që i bashkojnë vlerat dhe fijet e panumërta familjare dhe njerëzore. Faktet e kanë treguar sa jetike ka qenë marrëdhënia me SHBA dhe Shqipërisë. Si do kishte qenë historia e  tranzicionisht Shqiptar pa mbëhstetjen e SHBA.

Në çdo moment SHBA ka qenë aty për ne na ka mbështetur. Shqipëria me shumë probleme dhe sfida sot ka shumë pak gjëra të përbashkëta me Shqipërinë  e atëhershme. Reforma në drejtësi do kishte qenë më e vështirë pa këtë mbështjen të SHBa. Mjafton të shohësh qëndrimin e opozitës. Po shihja dokumentet që janë vënë sot dhe njëri ishte marrëveshje. Shqipëria është një vend i sigurt për investime serioze. Kur Yuri të dërgojë një letër në 60 vjetor kjo marrëdhënie do ketë ecur më shumë", tha ajo.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?