Kilye Minogue përlotet për të dashurin e vitit 1980

11 Korrik 2014, 10:48| Përditesimi:

  • Share
Këngëtarja Australiane Kylie Minogue ka shpërthyer në lot tek sa ka folur për 60 minuta në një intervistë.

Këngëtarja ka derdhur lot për muzikantin Michael Hutchence me të cilin u lidh në vitin 1980 dhe qëndroi dy vite.

Ajo e quan lidhjen e saj me të “dashuri të vërtetë” dhe “thyerje e madhe zemre”.

Kilye Minogue

Kilye është parë në momentet e saj ndoshta më intime duke rrëfyer uljet dhe ngritjet me të dashurin Michael.

Ata kanë mbetur miq me njëri tjetrin edhe pasi patën një rikthim në vitin 1989.

I dhanë sërish fund lidhjes kur Hutchence i tha lamtumirë me një telefonatë pasi takoi supermodelen daneze Helena Christensen.

Vitin e kaluar ajo u nda nga i dashuri 5 vjeçar Andres Velencoso.

Intervistën ajo e realizoi ne Channel Nine ditën e dielë në orën 08:30.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?