Ylber Ramadani

'Kilin e morëm lehtë’, Ylber Ramadani: T’i tregojmë trajnerit që e meritojmë ftesën në Kombëtare

24 Mars, 17:55| Përditesimi: 24 Mars, 17:57

  • Share

Për mesfushorin e Kombëtares, Ylber Ramadanin, skuadra ndaj Suedisë duhet të japë maksimumin që të marrë rezultat pozitiv.

Duke folur në konferencën për mediet në prag të këtij takim, Ramadani theksoi se nuk duhet të bëjnë të njëjtin gabim që bënë ndaj Kilit dhe duhet ta marrin ndeshjen seriozisht.

“Ne duhet t’i tregojmë trajnerit që e meritojmë të jemi aty dhe këtë duhet ta bëjmë për me këtë lojë.

A do e mbështetje po të mos ishe aty? Unë them gjithmonë i pari është grupi edhe nëse jam në Europian edhe nëse s’jam gjithmonë do i mbështes.

Kili? Ndeshjen me Kilin e morëm pak lehtë, por nesër duhet ta luajmë ndeshjen me seriozitet dhe të bëjmë maksimumin.

Suedia? Duhet të përgatitemi për Europian. Suedia është një ekip i fortë fizikisht, por nesër duhet të bëjmë lojën tonë dhe të hyjmë në fushë për fitore”, tha Ramadani.

Suedi-Shqipëri luhet të hënë (nesër) në “Friends Arena” në Stockholm duke nisur nga ora 19:00.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?