Kryeqyteti ukrainas sulmohet nga raketat, 10 të plagosur, nënkryetari i Dumës në Rusi: Franca po provokon Luftën e Tretë, 2000 trupa gati për në Kiev

21 Mars, 08:30| Përditesimi: 21 Mars, 16:13

  • Share

Kryeqyteti i Ukrainës ka qenë nën sulmet e raketave ruse mëngjesin e sotëm. Të paktën dhjetë persona janë plagosur. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko njoftoi se janë goditur disa ndërtesa banimi dhe janë dëmtuar disa impiante industriale.

Klitschko tha gjithashtu se mbrojtja kundërajrore ukrainase po zmbrapste sulmin, i pari në shkallë të gjerë në javët e fundit, ndërkohë që copëza raketash kanë rënë në zona të ndryshme të qytetit. Sakaq, komandanti i forcave ajrore ukrainase njoftoi se janë rrëzuar nga mbrojtja kundërajrore 31 raketa ruse në Kiev.

Alarmi ajror në kryeqytetin ukrainas zgjati 3 orë. Nga ana tjetër, autoritetet ruse bën me dije se sistemet mbrojtëse rrëzuan dhjetë raketa ukrainase që fluturonin në rajonin e Belgorodit në kufi mes dy vendeve.

Nënkryetari i Dumës ruse, Piotr Tolstoy deklaroi në një intervistë se Franca po provokon Luftën e tretë Botërore me idenë e dërgimit të trupave franceze në Odesa. Ai dha një deklaratë të ashpër teksa shtoi se forcat ruse do t’i vrasin ata të gjithë.

‘Ideja e dërgimit të ushtarëve francezë në Ukrainë do të përfundojë me arkivole të mbuluara nga flamuri tringjyrësh’, tha Tolstoi.

Kjo deklaratë vjen pasi nga Moska u bë me dije lajmi se Franca ka gati një kontingjent prej 2 mijë ushtarësh për t’i dërguar në Kiev. Lidhur me këtë ministri francez i Mbrojtjes tha se nga Moska përdoren sistematikisht dezinformata.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?